Ballina Kronikë Athinë, ekzekutohet shqiptari me armë zjarri

Athinë, ekzekutohet shqiptari me armë zjarri

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në orën 22:40 në rrugën “Kriti 23” në Athinë, një ngjarje e rëndë tronditi vendin.

Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte duke pirë kafe në sheshin “Omonia” dhe mësohet se një person i është afruar, dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Po ashtu raportohet se shqiptari kishte marrë plumba në kokë, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Ndërkohë, agresori u largua nga vendi i ngjarjes me një motor të drejtuar nga një tjetër person.

Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.