Ballina RAJONI Athinë, 30 të arrestuar dhe një i plagosur gjatë protestës

Athinë, 30 të arrestuar dhe një i plagosur gjatë protestës

Protestat e dhunshme në Athinë vijonë ende dhe pak pas orës 20:00, protestuesit të cilët kishin si pikë takimi vendin ku dhe u vra Grigoropulos para 10 vjetësh në lagjen “Εξάρχεια”, jo shumë larg qendrës, filluan të ngrenë barrikada dhe të hedhin shishe me bezinë dhe mjete të tjera të forta ndaj policisë.

Nga ana e saj policia po përdor gazin lotsjellës si dhe makina që hedhin ujë për t’i mbajtur të bllokuar brenda lagjes “Εξάρχεια”.

Mësohet se gjatë protestës ka mbetur një i plagosur dhe 30 të arrestuar. Protestuesit kanë ndjekur makina dhe kanë shkaktuar dëmtime serioze në kabina telefonike dhe pothuajse, në të gjitha godinat shtetërore që ndodhen brënda zonës ku veprojnë.

Makina që digjen, dyqane që u janë thyer vitrinat dhe që u merret gjithçka që mund të përdoret kundër forcave të rendit, është e gjithë skena e deritanishme.

Zjarrfikëset nuk mund të kalojnë nga barrikadat e ngritura, duke e bërë pothujase të pamundur shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën.

Ndërkohë episode janë shënuar edhe gjatë protestave në Selanik ku edhe është djegur flamuri grek.