Ballina Aktualitet Athina zyrtare, letër BE: Shqipëria po shkel të drejtat e grekëve.

Athina zyrtare, letër BE: Shqipëria po shkel të drejtat e grekëve.

Zëvëndës ministri i jashtëm grek Georgios Katrougalos në një letër në parlament ka shprehur shqetësim të thellë mbi situaten e minoritetit grek nê Shqipëri.

Ai u shpreh se grekëve po u shkelen shumë të drejta, ndër to edhe e drejta e pronës.

Katrougalos tha se u kishte dërguar një letër zyrtarëve të BE shqetësimet e tij lidhur edhe me heqjen e tabelave dygjuhëshe në zonat ku banon minoriteti grek duke u sqaruar atyre se Shqipëria duhet të rrespektojë rregullat e fqinjësisë së mirë dhe se të drejtat e grekëve janë të panegociueshme.

Më herët , Katrougalos ka deklaruar se po e mbajnë nën vëzhgim situaten dhe vlerësimi pozitiv në çeljen e negociatave do të varet shumë nga zgjidhja e kësaj situate e cila shkel sipas tij norma të së drejtës ndërkombëtare.