Ballina Aktualitet Atentati në Vlorë/ Operatorët turistikë: Policia e paaftë! Drejtori: Jemi të angazhuar...

Atentati në Vlorë/ Operatorët turistikë: Policia e paaftë! Drejtori: Jemi të angazhuar 100% (Klosi fajëson median)

Në një takim të zhvilluar në qytetin e Vlorës me bashkitë e jugut dhe operatorët turistikë në prag të sezonit, ministri i Turizmit Blendi Klosi ka kritikuar medien për pasqyrimin e atentatit të djeshëm në lungomare. “Mediat kanë faj që pasqyrojnë ngjarje të tilla, këto lajme nuk jepen” tha ai, pasi krijojnë frikë të pushuesit.

Ndërkohë që Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë në Vlorë ishte shumë i ashpër me policinë duke e akuzuar. “Jemi duke punuar shumë për turizmin, por rendi është përtokë, policët janë të paaftë të korruptuar dhe marrin lekë,i shesin videot” tha ai.

Por, drejtori i Policisë së qarkut të Vlorës, Artjon Duka i pranishëm në takim u shpreh se ngjarje të tilla si rasti i atentatit të djeshëm ka në cdo vend. Ai tha se po punohet për zbardhjen e saj. “Ngjarja të tilla ka kudo, por Vlora trajtohet më shumë dhe bëjnë jehonë.

Ne po punojmë për sigurinë, po verifikojmë bizneset për rastin e djeshëm, pasi nuk është gjithcka ashtu sikur duket. Ne të gjithë duhet të bëjmë detyrën për të parandaluar ngjarjet kriminale. Unë garantoj që drejtoria e policisë do të jetë e angazhuar 100% për sezonin turistik” deklaroi ai.

Dje iu bë atentat në lungomare, Inez Hajrullës. Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk kapi objektivin, por u plagos krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj 58 vjeç.