Ballina Kronikë Atentati në Vlorë, dalin pamjet e makinës së autorëve

Atentati në Vlorë, dalin pamjet e makinës së autorëve

Publikohet një video e kamerave të sigurisë që ka kapur momentin e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit ndaj Inez Hajrullahut, 27 mvjeç, mesditën e së premtes në Vlorë.

Në video, shihet makina ‘Land Rover’ teksa largohet nga një rrugë dytësore pas atentatit ku mbeti i plagosur një person. Policia e Vlorës dyshon se brenda mjetit janë tre persona të dyshuar si autorë.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin ndaj Inez Hajrullah në Lungomare. Policia po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i ngjarjes.

Dyshohet se në atentat morën pjesë tre persona, të cilët u larguan me makinën që u gjet e djegur. Në zonën ku ndodhi atentati ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë gjatë natës.