Ballina Kronikë Atentat në Durrës, një i vrarë dhe një i plagosur

Atentat në Durrës, një i vrarë dhe një i plagosur

Një ngjarje kriminale është shtuar ditën e sotme në Durrës. Gjatë një atentati me armë zjarri  ka mbetur i vrarë Edison Harizaj 39 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë shtetasi Geci Caci 33 vjeç.

Sipas burimeve nga vendngjarja sipër trupit të 39 vjeçarit Edison Harizaj është derdhur një karikator plumbash që ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij.

Mësohet se viktima është gjetur në një mjet tip Audi, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi ndodhur pak çaste më parë në zonën e plazhit, ndërsa uniformat blu të qyteti vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.