Ballina Aktualitet Atentat në autostradë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Atentat në autostradë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Në qytetin e Lezhës është raportuar në këto momente se ka pasur një atentat, por fatmirësisht pa viktima.

Korrespondenti i Panorama raporton se një automjet që po lëvizte në drejtim të Tiranës është qëlluar nga një makinë tjetër.

Në bordin makinës që qëlloi ishin dy persona, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e këtij atentati të mbetur në tentativë.