Ballina SPORT Atalanta-Milan, notat e lojtarëve, ‘vrasësi’ Piatek më i miri

Atalanta-Milan, notat e lojtarëve, ‘vrasësi’ Piatek më i miri

Milani ka arritur një fitore me shumë vlerë në një fushë të vështirë si ajo e Atalantas. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-3. Golat u shënuan nga Krzysztof Piatek (45+1′, 61′) dhe Hakan Calhanoglu (55′), ndërsa golin e vetëm për Atlantën e shënoi Remo Freuler (33′).

Sipas Who Scored më i miri në këtë ndeshje ishte sulmuesi polak (9.0), i cili tashmë numëron gjashtë gola në pesë ndeshje.

Me notë të lartë u vlerësuan edhe Calhanoglu (8.9), Tiemoue Bakayoko (7.6) dhe Ricardo Rodriguez (7.2). Ndërsa Gianluigi Donnarumma ishte më i dobëti për skuadrën e Milanit, gardiani u vlerësua me notën (6.2).

Te vendasit lojtari me notën më të lartë ishte Freuler (7.8) ndërsa Berisha nuk ishte në formën e tij më të mirë pasi u vlerësua me (4.3).