Ballina Aktualitet “Asgjë e paparashikuar”, Rama reagon për djegien e KZAZ-ve

“Asgjë e paparashikuar”, Rama reagon për djegien e KZAZ-ve

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me trazirat e ditës së sotme në disa qendra të Komisoneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në qarqe të ndryshme të vendit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Rama e cilëson aksionin opozitar si gjithçka të parashikuar, duke e quajtur “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”- shkruan kreu i qeverisë.

 

 

Në disa qytete të vendit, janë shënuar përplasje mes forcave policore dhe përkrahësve të opozitës së bashkuar joparlamentare, për lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ-të, ku parashikohej të zhvilloheshin votimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Duke filluar nga java e shkruar, kryebashkiakët nga radhët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar respektimin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.