Ballina Sport Vendi Futboll, Asensio kërkon transferimin tek Juventus

Futboll, Asensio kërkon transferimin tek Juventus

Futbollisti spanjoll nuk është i lumtur me minutat që po ka në dispozicion te Reali.
Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi dhe dëshiron të transferohet te Juventusi.
Kështu shkruan sot gazeta e afërt me klubin torinez “Tuttosport”, sipas së cilës spanjolli do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos.

Bardhezinjtë kërkojnë të përforcohen edhe më shumë për të luftuar në të gjitha frontet, por objektivi kryesor është Liga e Kampionëve.

Megjithatë, operacioni për transferimin e tij nuk duket i thjeshtë, pasi klauzola e largimi të tij është marramendëse, plot 500 milionë euro.

Në javët në vazhdim pritet një takim mes palëve për të diskutuar mundësinë që ky transferim të realizohet.

Që nga ardhja e Santiago Solarit, Asensio ka pasur shumë pak hapësira në skuadrën e Realit dhe kjo e bënë atë të mendojë largimin nga Bernabeu.