Ballina Aktualitet Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Studentët na dhanë një shuplakë

Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Studentët na dhanë një shuplakë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtaretë Partisë Socialiste me një urim për të gjithë socialistët, por më tej ka folur për studentët. Duke zgjedhur fjalë nga Bibla, Rama tha se studentët na dhanë një shuplakë që e përvëlon njësoj si ditën e parë por se zgjodhi të kthejë faqen tjetër.

“Uroj që të gjithë ju së bashku me të gjithë anëtarët e familjes sonë të madhe politike të keni një vit të ri të gëzuar me shëndet e mbarësi në familjet tuaja. ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë. por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë.

Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime turp-turp shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër,” – tha Rama.