Ballina Aktualitet Asambleja Kombëtare e PS, Rama njofton shkarkimin e Lindita Nikollës dhe shumë...

Asambleja Kombëtare e PS, Rama njofton shkarkimin e Lindita Nikollës dhe shumë ministrave të tjerë

Pasi njoftoi largimin nga detyra të plot shtatë ministrave në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama pati një paralajmërim edhe për dy të tjerë, duke u dhënë afat deri në qershor.

“Blendi Klosi (ministër i Mjedisit) e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor. Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu (ministre e Shëndetësisë) e ka të qartë”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur largimin e ministres së arsimit Lindita Nikolla duke e zëvendësuar me zv.ministren Besa Shahini.

Gjithashtu nga detyra janë larguar Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro si dhe Sonila Qato, duke u lënë vendin të tjerëve.