Ballina LAJME Asambleja Kombëtare e PS, ngrihet grupi i punës për riorganizimin e partisë

Asambleja Kombëtare e PS, ngrihet grupi i punës për riorganizimin e partisë

Në orën 12:00 ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Në të u vendos ngritja e grupit të punës për platformën për modernizimin organizativ të Partisë dhe Statutin e ri të PS.

Grupi i punës do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla
Anëtarë të grupit të punës: Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledar Çuçi dhe Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Elisa Spiropali, Laert Duraj, Senida Mesi, Teuta Vodo
Grupi i punës do të zhvillojë një konsultim me strukturat dhe forumet vendore e qendrore të PS.

Ndërkohë nesër në orën 09:00 do të mblidhet Kryesia e PS-së.