Ballina Showbiz As fytyra, as të pasmet! Modelja zbulon çfarë urren tek vetja

As fytyra, as të pasmet! Modelja zbulon çfarë urren tek vetja

Pjesa më e madhe e vajzave shqetësohen për buzët e holla ose të pasmet, por modelja Chrissy Teigen ka një kompleks tjetër.

Ajo ka zbuluar sekretin e saj për të gjithë publikun duke treguar se çfarë urren tek vetja.
“Unë kam këmbë xhungle, sikur janë krijuar për të ngjitur pemët. Tani e di që do fokusoheni tek ato. I kam si këmbë aziatike që jetojnë në xhungël, të krijuara për t’u ngjitur në pemë. Madje në kontratën me Sport Illustrated ju bëra të ditur se nuk do t’i nxirrja këmbët dhe i zhyta në rërë”, tregoi modelja në emisionin EllenShow.

Kur të gjithë u fokusuan tek këmbët e saj, moderatorja Ellen Degeneres e pyeti përse nuk vesh këpucë që nuk ia ekspozojnë këmbët.

“Nuk vesh dot çizme dhe mendova se askush s’do të m’i shihte nga afër. John (Legend) thotë gjithmonë se kur unë të vdes në vend që të më mbulojë fytyrën ai duhet të më mbulojë menjëherë këmbët. E ke parasysh që njerëzit mundohen të bëjnë operacion fytyrën ose të pasmet, ndërsa unë mendoj vetëm për këmbët”, përfundoi Chrissy.