Ballina Aktualitet Artisti shqiptar arrin vendin e parë në klasifikimet botërore

Artisti shqiptar arrin vendin e parë në klasifikimet botërore

Dj Regard, një ndër artistët më të rinj me origjinë shqiptare ka arritur që të hyjë në klasifikimet botërore me ‘remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.

Dardan Aliu është  i njohur në muzikë me emrin Dj Regard dhe ka publikuar këngën e britanikut Jay Sean që është publikuar në vitin 2008, ndërsa ripërpunimi që i ka bërë këtë verë Dj Regard e ka rikthyer sërish të preferuar për publikun.

‘Remix’-i i shqiptarit është renditur këtë javë në vend të parë në “The Official Big Top 40”, klasifikimi më i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, si dhe në vend të 11-të në “Official Chart”.

“Ride it” është aktualisht në vend të parë në “Spotify Viral 50, SHBA”, në vend të parë në “Shazam, Britani”  dhe në vend të parë në “Itunes, Britani”.