Ballina Showbiz Artistët shqiptarë koncert në Rome, “Tok së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë koncert në Rome, “Tok së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare do të mblidhen së bashku në një koncert madhështor në datë 19 janar në orën 20:00 në teatrin “Argentina” të Romës.

Lajmi është bërë i ditur nga tenori Ramë Lahaj, nëpërmjet postimit të tij në Instagram me një foto ku shkruan “Tok së bashku për Skënderbeun”.

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga zyrtarë të lartë dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare.

Pjesë e koncertit do të jenë emrat e njohur Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.