Arti shqiptar në zi, shuhet Avni Mula

29

Ndërron jetë kompozitori i njohur Avni Mula. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur, Inva Mula në një postim në rrjetet sociale. “Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë”, shkruan e bija, Inva Mula në reagimin e saj.

Kompozitori i famshëm shqiptar, Avni Mula u lind më 1928 në Gjakovë. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula. I ndjeri solli në jetë dy vajza, Adelinën, pianistes dhe Inva Mula-Çako, sopranoja e famshme shqiptare.

Muzikanti më i njohur i shqiptarëve ndërroi jetë sot në moshën 92-vjeçare, duke shënuar një humbje të madhe për artin shqiptar.