Aktori dhe regjistori i njohur shqiptar, Dhimitër Orgocka ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Artisti i mirënjohur mbante titullin “Mjeshtër i madh”.
Aktori i “Gjeneral Megafoni” u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Dhimitër Orgocka ka lindur në qytetin e Korçës në 24 tetor 1936.
Në karrierën e tij numëron 82 role në skenat e teatrove shqiptare e ka vënë në skenë 104 premiera në teatre të ndryshme të trojeve shqiptare.