Ballina Uncategorized Arti i thjeshtë i ëmbëlsirave, receta klasike e tiramisusë

Arti i thjeshtë i ëmbëlsirave, receta klasike e tiramisusë

Ëmbëlsirat mbeten gjithnjë një zgjedhje e dashur për këdo dhë për të gjithë ata që janë preferues të tiramisusë, ju sjellim këtë herë recetën klasike të saj.

Përbërësit për 6-7 persona

500g djathë Mascarpone

6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (ndajini të verdhat veç nga të bardhat)

120g sheqer

2 lugë sheqer të tretura në 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët

300-400g biskota Savoiardi

kakao e hidhur për spërkatje

Përgatitja:

Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.

Djathin Mascarpone e punojmë pak me me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahës një deri në dy minuta.Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë tek tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë-lart me spatul ose me lugë druri.

Biskotat i lagim te kafeja e vakët pa i lënë të zbuten shumë dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë së cilës i hedhim sipër një shtresë tjetër me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe, dhe përsëri një shtresë kremi në fund. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë.

Mund ta zbukuroni edhe me pjesëza çokollate të copëtuar për t’i dhënë një dekor sipas dëshirës.