Artan Hoxha reagon mbi “breshëritë” drejt bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës:”Janë si OFL…”

80

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt disa bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndër rastet e bizneseve të qëlluara ishte edhe ai i kompleksit “Adorions”. Ky kompleks u vu në qendër të vëmëndjes pasi pronari i tij u vetëvra.

Hoxha thekson se këto breshëri plumbash vijnë nga bizneset e tjera për bizneset, si gjoba dhe kujtesa se këto gjoba duhen shlyer.

Gazetari thekson se këto veprime janë paralajmërime për bizneset.

“Si rasti ku u qëllua ndaj hotel ‘Adorionos”, për pronarin e të cilit u tha se u vetëvra në vilën e tij në Farkë. Kanë shkuar për t’i thënë biznesmenit aty që nuk ke paguar faturë. Siç shkon OFL për të dërguar formularin, por me plumba dhe ngaqë nuk kanë marrë përgjigje kanë marrë hapin tjetër. Bizneseve i vendoset gjobë nga bizneset e tjera”, tha Artan Hoxha.