Ballina Aktualitet Artan Hoxha: Çfarë janë bombat molotov, si janë krijuar dhe pse janë...

Artan Hoxha: Çfarë janë bombat molotov, si janë krijuar dhe pse janë shumë të rrezikshme?

Çfarë janë bombat Molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetarëve?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve e jep gazetari investigativ Artan Hoxha. Në një status në rrjetet sociale, ai ka dhënë disa informacione mbi origjinën e tyre, mënyrën se si prodhohen dhe pasojat e saj, duke bërë edhe një apel për qytetarët.

“Meqë sot pasdite jemi para një proteste kombëtare të njoftuar nga opozita, dhe në protestën e ditës së shtune u shfaqen për herë të parë gjatë këtyre protestave, bombat Molotov.

Çfarë janë bombat Molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!

(për përdorimin e gazit lotsjellës dhe masat mbrojtëse kundër tij kam folur që në protestën e para të 16 shkurtit)

Çfarë është bomba Molotov
Është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.

E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovjetik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatërruar e dëmtuar tanket sovjetike.

Përbërja e saj
Mjetet për të krijuar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lëndë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegie të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.

Për të shtuar rrezikshmërinë
Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

Si përdoret?
Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegia dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

Origjina e emërtimit Molotov
Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

Ku përdoret?
Përveç luftës civile spanjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

Nëse shihni dikë me një bombë Molotov të ndezur, qëndroni sa më larg të jetë e mundur, në të kundërt jeni para një rreziku serioz…”, shkruan Hoxha.