Ballina Kuriozitete Arsyet pse meshkujt refuzohen nga femrat

Arsyet pse meshkujt refuzohen nga femrat

Femrat janë të komplikuara dhe këtë nuk mund ta mohojë njeri! Shpesh ju refuzojnë kur jeni më i dashur se kurrë dhe ju duan kur jeni më agresivë në sjelljen tuaj. Por duket se përveç sjelljes, refuzimi lidhet edhe me tiparet mashkullore që mërzisin femrat.

Një studim i kryer nga revista e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, përfshiu 5.541 femra. Të anketuarat kishin mundësi të zgjidhnin dhe komentonin 17 tipare mashkullore.

Sipas tyre, refuzimi vinte si pasojë e tipareve fizike që zinte vendin e parë, dembelizmi ishte e dyta, e treta ishte kërkesat e mëdha në lidhje, e ndjekur nga: mungesa e humorit, seksi i keq, mungesa e besimit dhe koha e madhe e kaluar duke luajtur lojëra.

Këto janë cilësitë që lidhen kryesisht me lidhjet e gjata, ndërsa kur është fjala për një lidhje të shkurtër, femrat përgjithësisht shqetësohen nga mungesa e higjienës.