Ballina Shëndetësi Arsyet përse ju pulson veshi – Kurat dhe trajtimet natyrale

Arsyet përse ju pulson veshi – Kurat dhe trajtimet natyrale

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes duke dëgjuar pulsime në vesh.
Një zhurmë e tillë është shumë më kumbuese kur jeni në qetësi por nuk dëgjohet nga të tjerët.

Në këtë rast kemi të bëjmë me tinitusin, një zhurmë që vjen në formën e fishkëllimës, tingëllimës, gjëmimit, kumbimit apo pulsimit.

Zhurma është konstante dhe e pandërprerë. Ndonjëherë dëgjohet në njërin vesh dhe herë të tjera në të dy veshët.

Në rastet kur bëhet fjalë për pulsim, ai është në një ritëm me rrahjet e zemrës.
Ky pulsim është pasojë e një qarkullimi të keq të gjakut në zonën e qafës apo kokës.
Shkaqet Më Të Zakonshme Të Tinitusit
Humbja E Dëgjimit

Në këtë rast kemi të bëjmë me një infeksion ose inflamacion të veshit të mesit apo akumulim të lëngjeve në këtë zonë.

Humbja e dëgjimit në këtë rast intensifikon zhurmat e brendshme siç janë: frymëmarrja, përtypja apo qarkullimi i gjakut në vesh.

Humbja e dëgjimit e bën më të lartë ndjeshmërinë ndaj gjakut që qarkullon në dy enët më të mëdha të gjakut që kalojnë nëpër secilin vesh.

Problemet Me Arteriet
Akumulimi i yndyrnave në arterien karotide mund të krijojë një lloj turbullimi të qarkullimit të gjakut që manifestohet me zhurmën e pulsimit.

Tensioni I Lartë I Gjakut
Kur tensioni i gjakut është i lartë, qarkullimi i tij në arterien karotide bëhet më i turbullt.
Arteriet karotide janë enë gjaku të vendosura në të dy anët e qafës dhe sigurojnë furnizimin me gjak të kokës.

Ato ndahen në arterie të brendshme karodite dhe arterie të jashtme karotide.
Arteria e jashtme karotide siguron furnizimin me gjak të fytyrës dhe qafës, ndërsa arteria e brendshme karotide furnizon trurin me gjak.

Çrregullimet Me Enët E Gjakut
Çrregullimet e ndryshme me enët e gjakut shpesh shkaktojnë zhurmën e pulsimit në vesh.

Në disa raste të rralla, ky problem shkaktohet edhe nga një tumor i enëve të gjakut në zonën e pasme të veshit.

Disa zgjidhje tradicionale për lehtësimin e infeksioneve dhe problemeve të veshit

Kripa
Ngroheni një gotë kripë në një tigan mbi nxehtësi të ulët për disa minuta. Vendoseni kripën e nxehtë në një leckë dhe mbylleni si kompresë.

Kur është e nxehtë, vendosni kompresën me kripë në veshun e prekur për 5 deri në 10 minuta.

Ngrohja nga kompresa do të ndihmojë në nxjerrjen e lëngjeve nga veshi dhe lehtësimin e ënjtjes dhe dhimbjes. Si një alternativë, ju mund të përdorni një filxhan oriz në të njëjtën mënyrë të përshkruar më sipër.