Ballina Aktualitet Arsyeja që dominon largimin e shqiptarëve nga vendi

Arsyeja që dominon largimin e shqiptarëve nga vendi

Arsyet pse shqiptarët zgjedhin të ikin nga vendi janë të shumta. Disa sepse kanë një familjar në emigrim, disa për shërbime më të mira, disa për t’u arsimuar, por pjesa dërrmuese për shkak të pamundësisë për të pasur një punë.

INSTAT ka kryer një anketim të Forcës së Punës, 2017 nga ku rezulton se arsyeja primare e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 84,0 % të përgjigjeve.
Bashkimet familjare ose arsye të tjera që lidhen me familjen janë shkak për emigracionin në masën 4.6%, ndërsa 3.6 për qind e të larguarve nga vendi janë për qëllime studimi.
Emigrmi për shkak të pamundësive të punësimit në Shqipëri janë dhe arsyeja kryesore e rënies së popullësisë nisur nga viti në vit.

Nga një studim i muajve të fundit i Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike për potencialet e emigrimit tregon për një tendencë të lartë ikjes nga vendi të familjeve më të ardhura të larta.
Të shtuma janë dhe rezutatet që tregojnë largimin e më të arsimuarve ose kualifikuarve, që ndryshe njihet si largimi i trurit dhe përbën shqetësimin më të madh.
Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Gjithashtu, në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj. Nga ana tjetër, shihet se më pak se 50% e personave me paga nën 370 euro planifikojnë të ikin.