Ballina Kuriozitete Arsyeja përse nuk duhet të postoni kurrë foto të fëmijëve në rrjetet...

Arsyeja përse nuk duhet të postoni kurrë foto të fëmijëve në rrjetet sociale

Të postosh foton e një të porsalinduri në rrjetet sociale nuk është e sigurt e megjithatë prindërit vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë. Ndoshta “pa dëshirën” e fëmijëve , familjarët priren të postojnë çdo gjë në lidhje me fëmijët e vegjël në Facebook, por kjo gjë duhet të ndalojë. Në Francë tashmë kjo gjë do të rregullohet me ligj dhe nëse ky i fundit do të shkelet, personi që ka ngarkuar fotografinë e të miturit në hapësira virtuale do të gjobitet me 35 mijë paud ose 1 vit burgim.

Kjo nuk mbaron me kaq pasi fëmijët në një moshë të caktuar munden edhe t’i padisin prindërit e tyre për shkeljen e privatësisë së tyre.

Kjo temë është diskutuar edhe në parlamentin vjetor në Itali, pasi një gjykatë ka ndaluar publikimin e videove dhe fotove të fëmijëve në rrjetet sociale. Kjo ndodh në rastet kur njëri nga prindërit pranon publikimin e fotove të fëmijëve, ndërsa prindi tjetër është kundër. Jo vetëm që ndalohet publikimi, por do të hiqen edhe fotot e hedhura më herët.