Ballina Ekonomi / Biznes Elbasan, ARRSH: Vijon puna në rrugën Elbasan-Krrabë

Elbasan, ARRSH: Vijon puna në rrugën Elbasan-Krrabë

Ka vazhduar puna në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në segmentin nga tuneli i Krrabës drejt qytetit të Elbasanit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se në autostradën Elbasan-Tiranë po punohet për sistemimin e rrugës dhe për rrëshqitjet e herëpashershme që ka pasur ky aks.

“Po punohet për eleminimin në një kohë sa më të shpejtë të rrëshqitjes dhe stabilizimin e shpatit duke garantuar sigurinë e lëvizjes,” – sqaron ARRSH në një njoftim për mediat.

Sipas burimeve nga ARRSH, gjatësia totale e rrugës është 27 km, gjërësia është 28m, me dy karexhata të pavarura, me nga dy korsi lëvizje secila dhe me nga një korsi emergjence.

Ky aks rrugor është parashikuar të përfundojë plotësisht në fund të vitit 2018.