Ballina LAJME ARRSH rikthen tabelat greqisht në rrugët e jugut

ARRSH rikthen tabelat greqisht në rrugët e jugut

Ashtu sikundër deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, ka nisur sot vendosja e tabelave dygjuhëshe në Bashkinë Finiq, ku banon në shumicë minoriteti grek në vendin tonë. Tabelat janë vendosur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Rajoni Jugor.

Ato janë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Sic shihetm, fillimisht emërtimi është në gjuhën shqipe, më pas është gjuha greke. Ka emërtim edhe në gjuhën angleze në rast se në një zonë të caktuar ka site turistike apo monumente kulturore.

Tabelat e mëparshme ishin vendosur nga Bashkia Finiq në shkelje të plotë të ligjit, duke radhitur të parën gjuhën greke dhe më pas atë shqipe. Ky skandal u denoncua fillimisht në media dhe më pas ndërhyri ARRSH për t’i hequr.

Në ceremoninë e sotme për vendosjen e tabelave të reja merrte pjesë drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe deputeti socialist Andrea Marto. Ra në në sy mungesa e kryebashkiakut të Finiqit, Leonidha Kristo.