Arrihet marrveshja, për sot pikat e kalimit kufitar me Greqinë punojnë deri në 22:00 pa kërkuar test COVID-19, nga e nesmja nisin rregullat e reja

42

Pala greke dhe shqiptare kanë arritur një marrveshje për zgjatjen e orarit të punës në Kakavijë dhe Kapshticë.

Në këto pika të kalimit kufitar tashmë do të punohet deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme pa u kërkuar testi negativ i COVID-19.

Konfirmimi i këtij lajmi vjen nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila bën me dije se Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00 dhe se orari i ri për ditën e sotme u vendos pas bisedimeve me palën greke për të zhbllokuar radhët kilometrike.

Por ministrja bën një apel për ditën e nesërme duke kërkuar që “Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”.

Nga e nesmja do të zbatohen rregullat e kërkuara nga pala greke si dhe do të jetë gjithashtu një numër i kufizuar hyrjesh 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.