Arrihet marrëveshja, naftëtarët do të paguhen për një vit 40 mijë lekë në muaj

25

40 mijë lekë të rinj do të përfitojnë në muaj për një periudhë 1-vjeçare naftëtarët e Ballshit.

Kjo ka qenë marrëveshja e tyre me kryeministrin Edi Rama gjatë ditës së sotme.

Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, bëri të ditur lajmin duke deklaruar se për një vit 870 naftëtarët do të marrin këtë pagë.

“Kemi parashtruar problematikat e mbartura gjatë viteve. Nuk u arrit kjo dakordësi për pagat e prapamnetura. kaluam tek pika e dytë, që do të jetë për një periudhë të caktuar kohore, deri sa të vijë një kompani.

Kemi arritur në dakordësi që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh për çdo muaj, për një periudhë 12 mujore, dhe të paguhen sigurimet e tjera, që shkon në vlerën e 580 mijë lekëve.

Me këtë zgjidhje që marrin sot, jemi të kënaqur. Me detyrimet e prapambetura, do vijojë rruga ligjore. Kemi menduar që pagat e para të merren dy e nga dy. Domethënë brenda këtij muaji të merren dy paga. Shpresojmë që të gjendet një kompani serioze. Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870”, tha Dautaj.