Arrestohet “Rambo” në Tiranë, u kap me 39 thika e 1 kg kokainë

34

Haxhi Mykaj, 44 vjeç, është arrestuar ditën e sotme në Paskuqan, aty ku policia zbuloi një kg kokainë në makinën e personit në fjalë.

Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se në makinën e shtetasit në fjalë u gjetën 1 kg e 32 gramë, si edhe 39 thika.

44 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Chivas Regal”. Ai u kap në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.