Ballina Aktualitet Arrestohet për korrupsion ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari

Arrestohet për korrupsion ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari

Autoritetet e Islamabadit kanë arrestuar ish-presdentin pakistanez, Asif Ali Zardari nën akuzën për ryshfet  dhe korrupsion.

Ndalimi u bë në shtëpinë e tij pasi gjykata hodhi poshtë kërkesën për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave.

Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur.

Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhër arrest për Talpurin.

Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.

Zardari udhëhiqte vendin si president në periudhën 2008-2013.