Arrestohet një punonjës burgu, fuste drogë në institucionin e vuajtes së dënimit

196

Një punonjës policie në burgun e Fushë-Krujës është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Ai është shtetasi me inicialet B. M, lindur në 26 shkurt të vitit 1993, banues në Luz të Krujës.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 09.02.2021, rreth orës 07:30, gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm, iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, që e kishte fshehur në trup.

E gjithë kjo ndodhi pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm, si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P – së Fushë Krujë.

Po ashtu, u ushtrua kontroll në banesën e tij ku u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.

Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.