Arrestohet një djalë në Përmet, përndiqte vajzën 18 vjeçare

45

Një vajzë e re ka përjetuar tmerr pasi një djalë e përndiqte.

Ngjarja vjen nga Përmeti, ku e reja në gjendje ankthi dhe bëri denoncimin në polici.

Kjo bëri që uniformat blu të Përmetit, të bëjnë ndalimin e shtetasit N. T.,18 vjeç, banues në Përmet.

I riu akuzohet në mënyrë të përsëritur ka përndjekur duke e fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.