Arrestohet Mond Çekiçi, pjesë e bandës së qytetit bregdetar, mbante me vete një armë

120

Është vënë në pranga, Mond Çekiçi, i njohur ndryshe si anëtar i bandës së Durrësit.

Çekiçi, emri i vërtetë i të cilit është Mond Koçi është arrestuar teksa ishte në shoqërinë e një djali e një vajze në zonën mbas Pallatit të Kulturës.

Policia nuk ka dalë ende me informacion zyrtar për arrestimin e tij, ndërkohë që nuk dihet nëse dy të ndaluarit e tjerë kanë lidhje me Çekiçin.