Arrestohet moderatori e menaxheri i VIP-ave, dyshohet se ishte në arrati

65

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e moderatorit dhe menaxherit të disa këngëtarëve, Meriton Mjekiqi, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për se ngjarja ka ndodhur pas një mos marrëveshje në trafik.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mos marrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave”.

‘Klan Kosova’ më herët ka raportuar se Meriton Mjekiqi, që dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, është arrestuar në Fushë Kosovë në shtëpinë e një familjari të tij ku dyshohej se ishte në arrati.noa