Ballina Aktualitet Arrestohet ish-deputeti Bardh Spahia

Arrestohet ish-deputeti Bardh Spahia

Arrestohet ish-deputeti demokrat Bardh Spahia lidhur me përplasjet dhe zjarrin në Qendrën e Votimit në Shkodër ku u dogjën materialet zgjedhore. Mësohet se ndalimi i tij është bërë ndërsa po shkonte në një studio televizive.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Më herët policia iu referua përplasjes në KZAZ në Bashkinë Shkodër si rasti më i rëndë.

“Disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin  kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.

Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:

•          Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër

•          Alfred Nikolli-  polic i bashkisë Shkodër

•          Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër

•          Aleks Ndoj – polic i bashkisë

•          Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.