Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

31
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tropojë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata themelore në Gjakovë e kishte shpallur këtë shtetas në kërkim për akuzën e dhunës në familje, dhe i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit F. G., 50 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 04.11.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, njofton policia e Tropojës.