Ballina Kronikë Arrestohet i riu shqiptar, 50 euro policit për të kaluar në Schengen

Arrestohet i riu shqiptar, 50 euro policit për të kaluar në Schengen

Policia Kufitare e Rinasit ka bërë me dije arrestimin e një të riu nga Burreli në kuadër të paligjshmërisë, pasi ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Rinas.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet J.R, të cilit i ishte refuzuar dalja nga Shqipëria për në zonën Shengen, por për të kaluar i ka ofruar punonjësit të policisë kufitare 50 euro.