Arrestohet “hajduti serial” në Korçë/Ishte kthyer në makth për banorët/EMRI

64

Një 33-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia si autori i të paktën 17 vjedhjeve në qytetin juglindor.

Erjon Berberi, u prangos në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Policia thotë se janë dokumentuar edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë.

Ai ka grabitur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake.

Konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.