Arrestohet gjatë operacionit antidrogë efektivi i RENEA-s. Në pranga dhe 4 të tjerë

85

Arrestohet për drogë efektivi i RENEA-s. Rael Luli, efektiv i RENEA-s në Tiranë është arrestuar mbrëmjen e sotme nga SHÇBA gjate nje aksioni antidroge.

Mësohet se gjatë këtij aksioni anti-drogë janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.

Pritet që në vijim SHÇBA të ketë një reagim zyrtar për operacionin. Ende nuk dihet roli i efektivit në trafikun e narkotikëve.

Sipas burimeve, operacioni është në vijim. Po bëhen kontrolle në disa banesa për drogë apo sende të paligjshme. Efektivi mes të arrestuarve që shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë. Në finalizim të operacionit, SHÇBA do të japë detajet e plota.