Arrestohet 63 vjeçari në Tiranë, qëlloi me thikë të birin

114

Një burrë 63-vjeçar, me inicialet G.V., i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.