Ballina Kronikë Arrestohet 47 vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim për trafik droge

Arrestohet 47 vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim për trafik droge

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Dritan Shoraj 47 vjeç, banues në Tiranë, kërkohej nga drejtësia italiane pasi Gjykata e Apelit në Venecia e kishte dënuar këtë shtetas me katër vite e 20 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”.

Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.