Arrestohet 44-vjeçari/ I dehur në timon, kryente manovra të rrezikshme me “Benzin” duke rrezikuar jetën e qytetarëve

33

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shofer i cili bënte manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e qytetarëve përreth.

Në pranga ka përfunduar 44-vjeçari me iniciale J.H i cili në gjendje të dehur drejtonte automjetin tip “Benz” dhe fillimisht nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Njoftimi i plotë i policisë:
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 44-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme.