Një qytetar nga Bulqiza ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Policia ka njoftuar arrestinin e një 41-vjeçari me inicialet L. Xh., banues në Gjoricë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të ëmës.
Pasi është konfliktuar me nënën ai më pas e ka goditur në trup me një send të fortë (dru).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën, kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.
Nëna e 41-vjeçarit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.