Arrestohet 27 vjeçari në Tiranë, përplasi me makinë punonjësin e policisë

78

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka kundërshtuar dhe përplasur me makinë një punonjës policie.

Mësohet se shtetasi me iniciale, I. K., 27 vjeç, në zonën e Unazës së Re, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, ka kundërshtuar, duke e goditur në këmbë me mjet, punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 27 vjeç, në Unazë të Re, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, ka kundërshtuar, duke e goditur në këmbë me mjet, punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.’- njofton policia.