Arrestohet 22 vjeçari në Sarandë, vidhte banesat e fshatit

28

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 1 person, si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë. Në pranga ka rënë 22-vjeçari V. S., nga fshati Çukë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit K. D.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasit: K. P., banues në Lukovë, D. L., banues në Sarandë dhe A. B., banues në Borsh, pasi shtetasi P. P., banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën si funksionarë në Njësinë Administrative Lukovë, duke falsifikuar disa dokumente.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht shtetasin V. Q., 68 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, sepse dyshohet se ka trafikuar një mjet që rezulton i vjedhur në Belgjikë.