Arrestohen tre të rinjtë në Durrës, ja çfarë u gjet në makinën e tyre

81

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Silenciatori”, duke vënë në pranga tre persona.

Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se të arrestuarve B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, u janë sekuestruar armë zjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë.

Sekuestrimi i tyre është bërë në mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. M., të cilët ishin nisur për të shitur armën me silenciator dhe jelekun antiplumb si të policisë kundrejt vlerës 3000 euro.

Policia bën me dije se njëri prej të arrestuarve, pra E. K., 32 vjeç është një emër i njohur për policinë.

Ai është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.