Ballina Aktualitet Arrestohen se janë pjesë e grupit Bajri, gjykata jep vendimin e papritur!

Arrestohen se janë pjesë e grupit Bajri, gjykata jep vendimin e papritur!

Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu të arrestuar disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm “Bajri” të Shkodrës janë liruar nga gjykata.

Gjykata ka dalë në konkluzionin se për ta nuk provohet akuza për ‘Përkrahje të autorit’ si dhe nuk u provua se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Kujtojmë se Hoxhalliu ishte pronari i ambientit ku u arrestua Safet Bajri, i konsideruar si një nga njerëzit kryesorë të grupit.

Më herët, Gjykata për Krime të Rënda ndryshoi masën e sigurisë edhe për për Emrah Plakun, një prej të arrestuarve si pjesë e bandës kriminale të drejtuar nga Safet dhe Enver Bajri. Nga arrest me burg, Plaku u dërgua në arrest shtëpie.

GRUPI

Të arrestuarit si pjesë e grupit ishin:

Behar Bajri, në Roterdan

Shamet Halluni

Ilir Rustemi, Shkodër

Ermat Plaku, Shkodër

Asmet Bilali, Shkodër

Armir Grimaj

Safet Rustemi, Tiranë

Fabiol Rexhepi

Ismet idrizi

Denis Brajovic

Klaudio Hoxhalliu

Burime nga grupi hetimor thanë se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Europë. Ndërsa paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit.

Nga ana tjetër, burimet thonë se për disa nga veprat penale, për të cilat ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge, kryesisht për pengmarrje, gjobëvënie, madje edhe vrasje, ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë e zhvillojnë aktivitetin atje.

Sipas Prokurorisë, deri tani është e provuar akuza e vrasjes për dy raste. E para, është vrasja e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse e mitura ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave, arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale, me të njëjtën armë që ishte ekzekutuar 15-vjeçarja.