Ballina Aktualitet Arrestohen ish-deputetët, vijon kërkimi për Balilin

Arrestohen ish-deputetët, vijon kërkimi për Balilin

Dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, janë arrestuar nga Policia e Shtetit nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe korrupsionit pasiv.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, ish-deputeti Ndoka dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në tjetërsim tokash në Lezhë. Ndërkohë, ish-deputeti Çuko dyshohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Në këtë mënyrë, e diela nuk ishte një ditë e zakonshme për Policinë e Shtetit, pasi në të gjithë vendin ka vijuar aksioni kundër grupeve kriminale. Operacione të tjera janë zhvilluar edhe në Shijak dhe Sarandë. Në qytetin jugor të vendit, Policia e Shtetit vijon punën për ndalimin e të shumëkërkuarit Klement Balili, i njohur ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”.

Operacionet kanë ardhur pas paralajmërimit të javës së kaluar nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj për intesifikimin e luftës kundër grupeve të strukturuara kriminale.