Arrestohen dy të rinjtë në kryeqytet, zbulohet vendi ku fshihej lënda narkotike

34

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u vërtetua aktiviteti i tyre si shpërndarës droge.

Në pranga kanë rënë, S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim, i identifikuar me inicialet O. A.

Në rrugën “Rrapo Hekali” , shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K.

Aty u gjetën dhe sekuestruar lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut u gjet edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.